Site icon Telegrafi

Gazetarët prisnin mjekët, paraqitet pacienti i dyshuar me coronavirus – reagojnë punëtorët shëndetësorë dhe e fusin përsëri në spital

Ky është momenti befasues kur një pacient që dyshohet se është i prekur me coronavirus tërhiqet dhe futet përsëri në spital nga punonjës të shëndetit në panik, ndërsa po intervistohej nga mediat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamje, qytetari iranian falënderoi njerëzit e Gjeorgjisë dhe mjekët që e trajtuan, përpara se punonjësit e shëndetit ta tërhiqnin përsëri në spitalin në Tbilisi.

Siç thuhet më tej, gazetarët e pranishëm prisnin të merrnin ndonjë deklaratë nga ndonjë zyrtar mjekësor, por u befasuan kur u paraqit pacienti.

Burri, emri i të cilit nuk dihet, tha: “Jam shumë i lumtur. Faleminderit shumë (shumë), njerëz të Gjeorgjisë. Faleminderit shumë, faleminderit shumë. Spital, mjekë në spital. Ky spital është i përsosur dhe profesional”.

Por derisa po intervistohej, punonjësit e shëndetit papritmas shfaqen dhe e tërheqin përsëri në spital duke thënë ‘Ai nuk është mirë’.

Mediat thonë se më vonë, burri i cili ende nuk është konfirmuar nëse është i prekur ose jo, ishte transportuar në qytetin gjeorgjian të Abastumani ku të prekurit me coronavirus ishin vendosur në karantinë. /Telegrafi/

Exit mobile version