Site icon Telegrafi

Gazetarët pengohen gjatë kryerjes së punës së tyre, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj pengimit të disa prej gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës.

Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1, janë penguar, sot, gjatë raportimit  për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.

“Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1”, thuhet në reagim.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar, e penguar. /Telegrafi/

Exit mobile version