Derisa kanë mbetur edhe pak minuta që nga ora kur është paralajmëruar fillimi i seancës së mocionit, brenda nuk po lejohet të hyjë askush.
Mediat nuk janë lejuar të hyjnë ndërsa raportohet se në Kuvend kanë arritur disa nga deputetët e partive opozitare.
Deputetët e PDK-së janë të zënë sepse aktualisht janë në mbledhje të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.
Ndërsa ata të LDK-së deri më tani nuk janë parë askund.
Në seancën që është paralajmëruar që të fillojë në orën 10:00 pikë e vetme e rendit të ditës është mocioni i mosbesimit iniciuar nga Nisma dhe e përkrahur nga AAK dhe Vetëvendosje dhe disa deputetë të PDK-së./KosovaPress/