Një gazetare izraelite është sulmuar me fishekzjarrë nga katër pjesëtarë të një bande, derisa po fliste në gjuhën hebreje gjatë transmetimit live nga Berlini.
Antonia Yamin, korrespondente e televizionit izraelit KAN, ishte detyruar ta lë në gjysmë raportimin pas sulmit që është cilësuar si anti-semitik, transmeton Telegrafi.
Sulmi ka ndodhur në Neukolln, ku katër të rinj të cilët janë përshkruar nga e përditshmja gjermane “Bild” si “emigrantë”, janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Në videon e publikuar më poshtë Yamin shihet duke folur para kamerës, kur një person i del përpara duke u munduar t’ia ndërpresë raportimin, dhe disa sekonda më pas ia hedhin një fishekzjarrë para këmbëve, duke detyruar ta lë në gjysmë raportimin. /Telegrafi/