Autoritetet e Ukrainës ia kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet gazetares së televizionit shtetëror austriak ORF.
Për këtë ka reaguar shefja e diplomacisë austriake, Karin Kneisll, e cila e ka vlerësuar si “akt censure i papranueshëm”.
Gazetarja, që është edhe korrespondente nga Ballkani me seli në Beograd, shërbimi informativ i Ukrainës pohon se ajo ilegalisht e ka kaluar kufirin.
Por kjo mohohet nga gazetarja e ORF.