Një raport lajmesh në një panair të qytetit të Nju Jorku shkoi në mënyrë qesharake të martën, kur gazetarja u puth vazhdimisht nga luanët e detit – duke e shtyrë atë të mos ndalet duke qeshur.
Giuliana Bruno po raportonte drejtpërdrejt nga hapja e Panairit Altamont në veri të Nju Jorkut në mëngjesin e së martës, kur vendosi të qëndronte pranë dy luanëve të detit, transmeton Telegrafi.
“Siç thashë, kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë me një luan deti më parë”, tha ajo ndërsa luani i detit në të djathtën e saj fillon të mbështetet tek ajo, pothuajse duke prekur mikrofonin e saj.
“Dhe tani nuk dua të largohem”, thotë gazetarja, teksa drejtuesit e News 10 dëgjoheshin duke qeshur nga studio.
“Ndjehem sikur jam pjesë e saj, dhe tani jemi familje”, vazhdon Bruno, ndërsa luani i detit vendos kokën mbi supin e saj. /Telegrafi/