Blick ka filluar publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe për ndeshjet e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian, ‘Franca 2016’.
Të gjithë ata që kanë klikuar të hënën në Blick, në krye të ballinës shihen lajmet në gjuhën shqipe dhe që flasin për Kombëtaren Shqiptare.
“Deri në sfidën e parë të Evropianit edhe në gjuhën shqipe. Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta, përcjell albinfo.ch. Blick ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares Shqiptare – çdo ditë në gjuhën e juaj”, shkruan Blick.
Zvicra me kujdes po i përcjell ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe kështu ndodhi edhe në miqësoren e fundit, ku kuqezinjtë pësuan 3-1 nga Ukraina në Bergamo të Italisë.
Siç dihet, Zvicra dhe Shqipëria janë në Grupin A të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Gazeta zvicerane Blick ka analizuar miqësoren që Shqipëria humbi, duke nxjerrë në pah pikat e fora dhe të dobëta të kuqezinjve në këtë sfidë. Sipas saj, Shqipëria duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë.
Kombëtarja e Shqipërisë është në grup me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën në ora 15 ndaj Zvicrës.