Site icon Telegrafi

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për një hakmarrje nga Serbia.

Kështu është shkruar në gazetën zvicerane NNZ duke cituar deklarimet e Kurtit në një diskutim të organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme.

Në këtë gazetë shkruan se Kurti ka theksuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e Madhe”.

Kurti thuhet se e përshkruan politikën perëndimore karshi Beogradit si naive duke shtuar se: “Perëndimi ende e gjykon gabimisht Serbinë. “

Ai ka thënë se qëndron pretendimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit se nuk ka hequr dorë nga Kosova duke shtuar se “Vuçiq thjesht po e mashtron Perëndimin”.

Sipas tij, elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe.

“Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Kurti.

Siç u shpreh Kurti, Vuçiqi dëshiron hakmarrje “Vuçiq ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version