Site icon Telegrafi

Gazeta turke proteston ndaj arrestimit të gazetarëve me faqe bosh

Edicioni i sotëm i gazetës së përditshme turke “Sozcu”, u botua pa ndonjë tekst, në shenjë proteste kundër arrestimit të disa gazetarëve të kësaj gazete.

Kjo gazetë është organ i opozitës turke. Gazetarët në Turqi që nga 14 korriku, kur dështoi grusht-shteti, janë përballur me masa represive, arrestime dhe përndjekje. Shumë media opozitare janë mbyllur. /KP/

Exit mobile version