Telegrafi

Gazeta spanjolle: Kaos te Real Madridi, përkeqësohet situata (Foto)

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks dejected during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Real Madridi nuk është në formë të mirë dhe mediat spanjolle kanë nis të pasqyrojnë krizën e klubit mbretëror.  

Humbja e fundit në La Liga nga skuadra inferiore, Girona dhe poshtërimi në Ligën e Kampionëve nga Tottenhami kanë bërë që mediat të shkruajnë për kaosin dhe krizën te Real Madridi.

Titulli kryesor i ballinës së gazetës Sport ishte me vetëm një fjalë të vetme për gjendjen aktuale të Mbretërve: “Kaos”, shkruhej me të mëdha.

“Përkeqësohet kriza në Madrid”, thuhet nën rreshtin e ballinës së gazetës spanjolle dhe kjo si tregues i gjendjes së klubit.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo beson se skuadra paguan planifikimin e keq me nënshkrimet e bëra.

Futbollistët e Realit kokë-ulur pas turpërimit nga Tottenhami (Getty Images)

Lojtari më i mirë në botë për vitin 2017 gjithashtu e ka bërë të qartë se ai ka vendosur të mos rinovoj kontratën me klubin.

Zinedine Zidane akuzohet gjithashtu se punon shumë pak në stërvitje dhe ky është një sinjal tjetër për krizën në klub.

Trajneri francez gjithashtu ka nis të ndikohet nga tingujt e Mauricio Pochettinos për të ardhmen e tij në stolin madrilen. /Telegrafi/