Dy prej shteteve që tashmë i kanë thënë lamtumirë i këtij viti, Australia dhe Zelanda e Re tashmë kanë hyrë në vitin 2021.
Shumë media botërore tashmë po raportojnë se si po festohet në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.
Një prej tyre është edhe gazeta e madhe spanjolle, “El Pais”, e cila ka publikuar disa fotografi të shkrepura anembanë botës, transmeton Telegrafi.
Një prej tyre është edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, teksa shihet i ndriquar viti 2021 dhe pema e Vitit të Ri.
Ndryshe, kjo gazetë edhe javë më parë kishte publikuar imazhe nga vendi ynë me rastin e Krishtlindjeve. /Telegrafi/