Cristiano Ronaldo definitivisht do të largohet nga Real Madrid, pasi ka mosmarrëveshjeve me Florentino Perez për kontratën e tij të re.
Lajmin e jep edhe gazeta sportive portugeze Record që e bën të kryer largimin e kapitenit të kombëtares.
Edhe Marca zbuloi se drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, kishte pasur një takim me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, të martën e kaluar, ku ia shpjeguan se klubi ishte i gatshëm që t’ia plotësonte kërkesat e reja lojtarit.
Ronaldo nuk është i kënaqur me Perezin, pasi ai mendon se nuk po përmbushet një premtim, transmeton Record.
“Kjo nuk është çështje e parave, por e mosnjohjes”, shkruan Record.
Ronaldo e ka edhe një pakënaqur tjetër. Ai nuk është i kënaqur me prioritetin që po i jepet sjelljes së Neymarit në Madrid.
Ai po ashtu ka rezerva edhe për largimin e Zinedine Zidanes dhe miqve të tij më të mirë si Pepe, Coentrao dhe James Rodriguez.
Ronaldo kishte një marrëdhënie të mirë me Zidane, pasi francezi i jepte pushime që rezultuan sukses për skuadrën.
Gjithnjë sipas Record, lojtari ka filluar të mendojë për destinacionet e reja që janë Italia, Franca dhe Anglia. /Telegrafi/