Site icon Telegrafi

Gazeta “National Enquirer” posedon mesazhet e dashurisë mes Bezosit dhe Sanchezit

Njeriu më i pasur në botë është raportuar se është shkurorëzuar për shkak të një prezantuese televizive.

Jeff Bezos i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me MacKenzien shkaku i bukuroshes së televizionit FOX, Lauren Sanchez.

Tashmë është shfaqur një dimension i ri në historinë e tyre teksa janë publikuar mesazhet mes dyshes.

Jeff dhe MacKenzie

Informacioni paralel doli se martesa me Patrick Sanchez Vicel, agjent talentesh dhe pronar i agjencisë WME, pësoi një kolaps.

Gazeta “National Enquirer” ka publikuar mesazhet e dashurisë të shkëmbyera mes pronarit të Amazonit dhe Sanchezit.

Gazeta ka bëri të ditur se gazetarët e tyre kanë ndjekur Bezosin dhe Sanchezin në pesë shtete të ndryshme duke e ndjekur me mbi 40 mijë mile. Ata i ndoqën në aeroplanë privatë, limuzina luksoze, shëtitje romantike në hotele me pesë yje dhe mbrëmje intime.

Jeff Bezos ka tradhtuar bashkëshorten me prezantuesen televizive, Lauren Sanchez
Lexo po ashtu Jeff Bezos ka tradhtuar bashkëshorten me prezantuesen televizive, Lauren Sanchez

Ai u takua me Lorenin tri herë vetëm javën e kaluar, duke e çuar atë në udhëtime ekzotike me aeroplanët privat me vlerë 65 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version