Babai i Dua Lipës është duke organizuar një festival muzikor dhe e bija e tij, këngëtarja Dua do të shfaqet në këtë ngjarje në kryeqytetin e Kosovës.
Festivali i SunnyHill është vendosur të zhvillohet në muajin gusht në qytetin e lindjes së Duas në Prishtinë dhe këngëtarja natyrisht është thirrur të jetë ylli i festivalit.
Kështu e nis një shkrim gazeta e njohur britanike, Metro duke pohuar se një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë bukuroshja jonë.
“Jam krenare për babanë tim Dukagjin Lipa i cili kishte një ide dhe një ëndërr dhe po e bën pikërisht atë që ai tha se e do”, kishte shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.
Dua gjithashtu shtoi se është në një kauzë e mirë pasi që 25 për qind e të ardhurave do të shkojnë në fondacionin “Sunny Hill”, i cili do të ndërtoj një qendër për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin artet krijuese në Kosovë.
Ndryshe, tashmë janë publikuar edhe emrat e artistëve që do të perfomojnë në këtë festival që mëton të jetë më i madhi në rajon. /Telegrafi/