Telegrafi

Gazeta britanike krahason Shkëndije Mujajn me Kim Kardashian (Foto)

Gazeta britanike, Mirror ka shkruar për këngëtaren kosovare Shkëndije Mujaj. Britanikja ka krahasuar këngëtaren shqiptare  me Kim Kardashian, duke thënë se Mujaj mund t’i bëjë konkurrencë Kimit.

Në artikullin që i ka kushtuar Shkëndijes, bëhet fjalë për belfiet e nxehta që këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Mirror shkruan se këngëtarja nuk heziton të ekspozojë pjesë të trupit dhe kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e mediave dhe fansave.

Për këtë është në dijeni edhe vetë Shkëndija, e cila ka publikuar fotografi nga shkrimi që i është bërë nga gazeta britanike. /Telegrafi/