Telegrafi

Gaxherri: Vetëvendosje nuk është e përgatitur për ta udhëhequr vendin

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka përjashtuar çdo mundësi të formimit të koalicionit mes kësaj partie dhe PDK-së.

Në një intervistë për gazetën Bota Sot, e pyetur për një koalicion të mundshëm më Vetëvendosjen, ka thënë nuk do të ishte i qëlluar për shkak të programit të tyre socialist dhe ideve ndryshe nga LDK-ja.

“Ketë çështje duhet t’ia lëmë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pjesë e së cilit jam edhe unë. Aty do ta jap normal mendimin tim. Por, konsideroj që kësaj radhe LDK-ja duhet të jetë shumë e qetë dhe të bëjmë analiza të thella”, ka deklaruar Besa Gaxherri.

Sipas saj, Vetëvendosje nuk është e përgatitur për të marrë udhëheqjen e vendit për shkak të ideologjisë së saj me veprimet e veta dhunshme.

“Nëse kishim rreziku prapë që të mos e lëmë Kosovën pa institucione, duhet të ulemi me Vetëvendosjen dhe Vetëvendosje normalisht duhet të reflektojë. Ata duhet publikisht të tërhiqen prej disa çështjeve që janë të pa pranueshme”, ka deklaruar Besa Gaxherri .