Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka komentuar fjalorin e deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se modeli i tillë është pasqyrë e qeverisë së re.
“Nuk du me u marr me këtë teme, por zotëria në fjalë është shembulli se çfarë qeverie është kjo”, ka thënë Gaxherri në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum. “Ai është qershia mbi tortë e këtij niveli qeverisës”.
Ajo shton se asnjëherë në Kuvend nuk ka dëgjuar gjuhën që përdor Zeka.
“I drejtohem votuesve te Zekes, që ta shohin dhe le ta gjykojnë se sa e rëndë është me pasë njerëz të tillë në Kuvend”, u shpreh deputetja e LDK-së, teksa përsërit se do të punojnë që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj të mos ketë jetë të gjatë.
Gaxhorri ka mohuar zërat se LDK mundet me iu bashku kësaj qeveri pas zgjedhjeve lokale, duke thënë se subjekti i saj veç është ndëshkuar për koalicionin e mëparshëm me PDK-në. /Telegrafi/
https://youtu.be/XVZz24MnHsU