Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është bërë lojtari më i ri që është shfaqur ndonjëherë në kombëtaren spanjolle, pasi u zgjodh si titullar për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kombeve ndaj Italisë.
17-vjeçari ka qenë një nga pikat e pakta të ndritshme në një sezon të përzier dhe zhgënjyes deri më tani për Barcelonën.
Ai lulëzoi me klubin Blaugrana, teksa fitoi shansin e tij me ekipin kombëtar pasi u thirr nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Italisë në Ligën e Kombeve, e cila u fitua 2-1 nga ekipi i tij.
Gavi u zgjodh titullar për takimin ndaj Italisë, së bashku me bashkëlojtarin e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Koken e Atletico Madridit në një mesfushë me tre lojtarë kundër kampionëve në fuqi të Evropës.
Dhe, sapo loja nisi në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Gavi bëri histori.
💥Gavi has become the youngest player to ever play for @SeFutbol
👏 Very proud of you!
😱 What a performance!💙❤️ MADE IN LA MASIA ❤️💙#ForçaBarça pic.twitter.com/KjA9UhlvSb
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) October 6, 2021
🇪🇸 Gavi on his international debut becomes Spain's youngest player in history (17 years, 62 days) 👏#NationsLeague pic.twitter.com/WqNSCAdZiN
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 6, 2021
Në moshën 17 vjeç e 62 ditë ai është lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Spanjës, duke thyer një rekord të vendosur më parë nga Angel Zubieta në vitin e largët 1936.
Bashkëlojtari i tij te Blaugranat, Ansu Fati, ishte pranë thyerjes së rekordit vitin e kaluar, duke debutuar me Spanjën me 17 vjet e 308 ditë për t’u bërë debutuesi i dytë më i ri pas Zubieta. /Telegrafi/
Gavi's Debut Masterclass vs Italy 💎😍 https://t.co/kaHHs4n1oZ
— Barça DNA ☦️🇻🇦🧬✨ (@PPMBARCA) October 6, 2021