Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka paralajmëruar Gavin se bari nuk është gjithmonë i gjelbër mes raportimeve që e lidhin atë me një transferim te Chelsea.
Spanjolli u shpërblye me kontratën e tij të parë në Camp Nou, e cila do ta mbante atë te katalunasit deri në vitin 2026.
Por, gjigantët katalanas janë detyruar ta heqin atë nga regjistrimi i lojtarëve të ekipit të parë për shkak të problemeve të tyre financiare.
Rrjedhimisht, adoleshenti tashmë mund të largohet si lojtar i lirë në verë.
Chelsea thuhet se ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e Gavit për një marrëveshje të mundshme, me një raportim që sugjeron se Todd Boehly është i gatshëm ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier.
Megjithatë, Xavi është i dëshpëruar për të mbajtur fituesin e trofeut “Kopa 2022” dhe ai ka vënë në pikëpyetje nëse një largim nga Barcelona do të ishte i duhuri për të.
Kur u pyet për largimin e Gavit, ai tha: “Unë nuk mendoj se Gavi do të ishte i lumtur në një klub tjetër”.
“Ai ka gjithçka këtu. Ai është 18 vjeç. Ai është një lojtar kyç i ekipit tonë. Për mua, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”.
“Nuk e di se çfarë do të vendosë, por mendoj se e ardhmja e tij është këtu në klub”, ka shtuar më tej Xavi.
Gavi është paraqitur 40 herë në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, duke përfshirë 27 herë në La Liga. /Telegrafi/