Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0 në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Katalunasit e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e katërt me Raphinhan, por braziliani qoi dëm një rast të artë.
Në minutën e 17-të u zhbllokua ndeshja, me Gavin që arriti të shënojë pas asistimit të Alejandro Baldes për 1-0.
Gavi fait trembler les filets et donne l’avantage au FC Barcelone face à l’Athletic Bilbao. 🔥 #RTLsports
➡️ Retrouvez cette rencontre en direct : https://t.co/hPgcPsf34P pic.twitter.com/hQkM9sXRJ6— RTL sports (@RTLsportsbe) January 8, 2025
Raphinha dhe Inaki Willimas kishin raste të mira të shënonin sërish në pjesën e parë, por nuk ia arritën.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona gjeti golin e dytë në këtë ndeshje, me Gavin që asistoi te Lamine Yamal, i cili shënoi për 2-0.
Lamine Yamal fè 7 gòl ak #Barcelone sezon sa (22 match), se menm kantite gòl la, li te fè sezon pase tout konpetisyon melanje (50 match). 📊#SupercoupeEspagne
— Kervens MERISEMA 🇭🇹 (@KervensMerisema) January 8, 2025
Pas tre minutash Robert Lewandowski humbi një rast të artë, pothuajse me portën zbrazët.
Athletic Bilbao shënoi dy herë në minutat 82 dhe 87, me Oscar de Marcos dhe Inaki Williams, por të dy u anuluan për pozitë jashtë loje.
Barcelona me këtë fitore kalon në finale dhe pret fituesin e takimit mes Real Madridit dhe Mallorcas. /Telegrafi/