Gavi kundër Vinit dhe Vini kundër Gavi. Përgatituni sepse ky duel do të jetë termometri i El Clasicove të ardhshme.
Kur afrohen… shkëndijat fluturojnë në çast, sepse janë dy lojtarët më me temperament në këtë përballje të madhe.
Minuta e 27-të shënoi sinjalin e parë mes tyre që arriti kulmin me fishkëllimën e Martinez Munuera i cili dërgoi 22 protagonistët në tunelin e zhveshjes.
Pas dy ndërhyrjeve të palejuara të mesfushorit spanjoll, fillimisht te Edouardo Camavinga dhe më pas te Vinicius, braziliani ka kërkuar Gavin për ta kapur nga pas dhe për ta fajësuar për këto ndërhyrje.
🟨Suben las pulsaciones en El Clásico: amarilla para Vinicius y Gavi. #LaCopaMola #LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/M93HoQFzk0
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) April 5, 2023
Gjyqtari u dha kartonin e verdhë të dy futbollistëve pasi disa lojtarë të të dyja skuadrave iu desh t’i ndanin për të mos rënduar zënkën mes tyre.
Rrugës për në tunelin e dhomës së zhveshjes, Gavi dhe Vini u përballën me njëri-tjetrin në mesfushë në një rivalitet që duket se po shënon një epokë të re.
👉 Vinicius buscando a Gavi en el descanso.pic.twitter.com/oyHVQC5hEq
— Carpetas Blaugranas (CB) (@carpetasFCB) April 5, 2023
Stafi teknik i Real Madridit doli në fushë për të shmangur zënkën, me Fede Valverden që po ashtu ndihmoi, duke e çuar shokun e tij të skuadrës direkt në dhomat e zhveshjes. /Telegrafi/