Telegrafi

Gavazaj drejt transferimit në kampionatin rus

Enis Gavazaj pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Skënderbeun e Korçës.

Gavazaj po kalon ditët e tij të fundit te Skënderbeu sepse shumë shpejtë mesfushori me tipare sulmuese i cili është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare do të ndërrojë skuadër.

Mes Kroacisë dhe Rusisë, Gavazaj ka zgjedhur ligën ruse sepse 23-vjeçari nga Prizreni është shumë pranë transferimi te skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit rus, Yenisey Krasnoyarsk, shkruan Supersport.

Menaxheri i Gavazajt Shkumbin Qormemeti po bën të mundur këtë transferim.
Nëse realizohet me sukses kalimi i 23-vjeçarit te Yenisey, atëherë Gavazaj do të ishte shitja e dytë që bën Skënderbeu në kampionatin rus, pas Bernard Berishës që u transferua te Anzhi.

Për ta lënë të lirë yllin e skuadrës presidenti i korçarëve Ardjan Takaj kërkon minimalisht 600 mijë euro shifër që klubi i Yenisey-it është i gatshëm ta paguajë.

Në këtë merkato Skënderbeu ka shitur James Adeniyi te Gabala në Azerbajxhan dhe Suad Sahitin te Larissa në Greqi.