Milani është ende në garë për një vend në top katërshe, pas fitores (1-0) ndaj Fiorentinas në fundjavën që shkoi, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.
Sidoqoftë, aventura e Gennaro Gattussos te skuadra italiane duket se ka përfunduar. Gazetta dello Sport shkruan se Rino nuk do të jetë trajner i Milanit për sezonin e ri.
Edhe nëse trajneri italian arrin t’i kualifikojë Rossonerët për në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë në stolin e tyre, pasi performancat e tij më shumë kanë pasur ulje se sa ngritje.
Sipas raportimit të mediumit italian, Milani është duke tentuar ta angazhojë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami, ndërsa në listën e tyre është edhe Antonio Conte.
Trajneri argjentinas ka klauzolë 40 milionë euro për t’u liruar nga Spurs, por kushti i tij është që t’i ketë në dispozicion 250 milionë euro për transferime. /Telegrafi/