Telegrafi

Gattuso për humbjen ndaj Interit: Napoli bëri shumë gabime

Foto: Napoli/Twitter

Gennaro Gattuso ka thënë se Napoli ka bërë shumë gabime ndaj Interit.

Napolitanët pësuan humbje në shtëpi me rezultat 3-1 nga Nerazzurët në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Gattuso ishte i kënaqur me pjesën më të madhe të lojës, por që gabimet u kushtuan atyre me tri gola edhe pse Interi i Antonio Contes mund ët shënonte edhe disa të tjerë.

Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ishte paraqitja jonë më e mirë që kur kam arritur këtu. Nuk është një rastësi që kjo skuadër nuk ka fituar që nga tetori në San Paolo, derisa po vazhdojë të bëjmë gabime, por duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Ne lejuam shumë hapësira mbrapa dhe ata na dënuan. Duhet të punojmë më shumë në mbrojtje dhe të jemi më të sigurt me topin në pjesën tonë”.

Lexo po ashtu Interi tregon fytyrë kampioni, fiton me shumë spektakël në udhëtim te Napoli

“Duhej t’i shfrytëzonim rastet që kishim dhe së paku të merrnim një pikë nga ky takim i vështirë”, ka shtuar më tej Gattuso.

Napoli aktualisht është në pozitën e tetë me 24 pikë dhe janë larg formës që e kishin në sezonin e fundit. /Telegrafi/