Telegrafi

Gattuso pas emërimit si trajner i Milanit: Jam i nderuar

during the Serie A match between AC Milan and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 27, 2017 in Milan, Italy.

Fjalët e para të Gennaro Gattusos si trajneri i ri i Milanit kanë ardhur përmes rrjeteve sociale.

Në pritje të konferencës për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij, që do të zhvillohet të martën në Milanello më 13:30, trajneri i ri i ka besuar Instagramit një frazë të thjeshtë:

“Faleminderit për mbështetjen tuaj, jam i nderuar”, ka shkruar ish-mesfushori kuqezi, duke e shoqëruar postimin edhe me një foto me dorën në zemër përpara tifozëve milanistë.

Fotografia e publikuar nga Gattuso i përket gushtit të vitit të kaluar, kur mori duartrokitjet e San Siros në momentin kur u prezantua si trajner i ekipit të të rinjve, që e drejtoi deri mëngjesin e kësaj të hëne.

Tashmë ai do të rikthehet në San Siro, si trajner i Milanit. Një emocion që për të është edhe më i madh, për të mos thënë më i madhi i të gjitha kohërave.

Megjithatë, duelin e parë në fushë, Gattuso do ta ketë “special”. Një vit e gjysmë distancë nga “shkëndijat” që këmbyen në “play off”-et e Lega Pro, trajneri Gattuso dhe ai De Zerbi do të rigjejnë njëri-tjetrin, këtë herë në përballjen Benevento-Milan.

Lexo po ashtu Fassone: Shkarkimi i Montellas ishte zgjedhja më e mirë

Në qershor të vitit 2016, Rino Gattuso drejtonte Pizën, ndërsa Roberto De Zerbi ekipin e Foggias. Në përballjen e kthimit që vlente një biletë për ngjitjen në Serie B ndodhi një grindje e madhe në fushë.

Në atë kohë ishte thjesht një duel i Lega Pro, ndërsa tashmë në skenë do të ngjiten për Serie A. Asokohe shkëmbyen fjalë të rënda dhe jo vetëm. Dy trajnerët u ndëshkuan me kartona të kuq, ndërsa tifozët e Foggias do të hynin në fushë, duke shkaktuar edhe ndërhyrjen e forcave të rendit. /TCh/