Para ndeshjes së dytë që zhvillohet mes Barcelonës dhe Napolit në Ligën e Kampionëve, Gennaro Gattuso është deklaruar në konferencë për media.
Takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 1-1 në San Paolo, derisa më 8 gusht do të përballen në Camp Nou.
Gattuso e di se do të jetë e vështirë të fitojnë në Kataluni, ndërsa ka potencuar se lojtarët e tij do ta kenë të vështirë të markojnë Lionel Messin.
“Mund të markoj Messin në ëndrrat e mija os kur luajë me djalin tim në PlayStation”, ka thënë trajneri i Napolit.
“Edhe aty, do të duhej të isha në fanellën e Milanit me 15 apo 20 kilogramë më pak. Do të jetë një përballje tejet e vështirë”.
“Jemi duke u përgatitur shumë psiqikisht dhe fizikisht për atë ndeshje dhe lojtarët e mi do luftojnë për çdo top në fushë”, ka shtuar më tej Gattuso.
Barcelona do të kualifikohej në çerekfinale me rezultatin aktuale, derisa Napoli do të tentojë të bëjë befasi. /Telegrafi/