Një gazetar i mediumit të afërt me Milanin, Mediaset, pretendon se Gennaro Gattuso se do të japë dorëheqjen pas humbjes së djeshme (e diel) të Milanit në Verona, por drejtuesit ia kthyen mbrapsht dorëheqjen.
Rossonerët u mposhtën 3-0 nga Verona dhe skuadra u vendos në ‘grumbullim’ sot, në thelb një dënim në kampin stërvitor.
Megjithatë, gazetari i Mediaset, Guglielmo Mastroianni pretendon se trajneri ishte kaq i zemëruar me natyrën e relaksuar të lojtarëve të tij pas ndeshjes, saqë ai në të vërtetë shkoi në Casa Milan për të dhënë dorëheqje.
Drejtori i Milanit, Marco Fassone e bindi atë të rishqyrtojë pozicionin, dhe së bashku ata vendosën që të tërheqin propozim-dorëheqjen dhe të shikojnë rreth dënimit.
Duhet të theksohet se Mastroianni është aktualisht burimi i vetëm që raporton se Gattuso donte të jepte dorëheqjen.
Shumica e burimeve të mediave italiane kanë deklaruar se Gattuso ishte gjithmonë në selinë e klubit për të diskutuar një dënim për lojtarët e tij.
Në të vërtetë, menaxheri i klubit për komunikim, Pasquale Campopiano ka bërë një ‘tweet’ në profilin e tij në Twitter se Rino “kurrë nuk ka menduar të jap dorëheqje”.
Megjithatë, sido që të jetë te Milani është duke mbretëruar një klimë e zymtë shkaku i rezultateve të dobëta dhe larg pritshmërive të fillimit të sezonit dhe se drejtuesit duhet të reagojnë sa më shpejt për t’i sanuar defektet. /Telegrafi/