Telegrafi

Gattuso: Milani do të luftojë deri në fund për Ligën e Kampionëve

Gattuso (Foto: AC Milan/Twitter)

Gennaro Gattuso ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundit të sezonit 2018/19 që Milani e luan ndaj SPAL-it duke thënë se do të tentojnë deri në fund të kapin një vend për Ligën e Kampionëve.  

Milani udhëton në SPAL për ndeshjen e së dielës dhe janë njëra nga katër skuadrat (Atalanta, Inter, Roma) që kërkojnë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Rossonerëve ka thënë se ekipi i tij do të luftojë deri në fund për këtë pozitë, por shtoi se nuk i është kërkuar kurrë që ta dërgoj ekipin në garën më të madhe ekipore në Evropë.

Lexo po ashtu Atalanta, Inter, Milan dhe Roma për Ligën e Kampionëve – xhiro e fundit vendos, këta janë të gjithë skenarët

“E njoh mirë SPAL-in, pasi bërthama e ekipit ishte aty kur unë isha kundër tyre në Serie C. Çdo vit, Leonardo Semplici përmirëson skuadrën e tij dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ata luajnë futboll shumë të mirë dhe janë të rrezikshëm nga krahët”, ka thënë fillimisht Gattuso.

“Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, të luftojmë për fitoren dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh pas vërshëllimës përfundimtare”.

“Në fund, unë do të përqafoj të gjithë, sepse kam borxh shumë për këtë grup lojtarësh. Kam vetëm fjalë pozitive për ta këtë sezon”.

Lexo po ashtu Drejtori i Milanit, Gazidis takohet me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar

“Nesër ne do të luftojmë së bashku pa i shikuar skuadrat tjera se çfarë do të bëjnë”.

“Kemi marrë më shumë pikë se sezonin e kaluar. Askush në klub nuk më ka thënë kurrë se jemi të detyruar të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Më kërkuan të provoja dhe kjo është ajo që po bëjmë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/