Gennaro Gattuso e ka pranuar se Milani e ka humbur rrugën tonë në ndeshjet e fundit dhe se Real Betisi e meritoi fitoren pasi e dominoi ndeshjen.
Rossonerët u mposhtën 2-1 në shtëpi nga Real Betisi në kuadër të Ligës së Evropës dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Gattuso.
“Kemi humbur plotësisht rrugën tonë. Kjo ishte një lojë plot vuajtje, pasi kemi humbur besimin tonë”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.
“Kjo skuadër nuk luan më me kokë të qartë, nuk mund të bëjë atë që dëshiron dhe ndal edhe presionin në minutat e fundit”.
“Betisi e meritonte fitoren. Nuk do të flas për incidentin e ndëshkimit, sepse ata dominuan në lojë. Është brishtësia jonë që më shqetëson”.
“Ne nuk luajmë me asnjë lloj rrjedhshmërie, nuk mund ta lëvizim topin përreth. Duhet të bisedojmë me lojtarët dhe të zbulojmë se cilat janë problemet. Nuk mund të jetë për çështje taktike”.
“As nuk duket i njëjti ekip që pamë disa javë më parë. Duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur për t’u përmirësuar. Është mbi të gjitha një problem psikologjik, pasi nuk mund të reagojmë”.
“Ne nuk e kontrollojmë ritmin apo lojën. Nuk mund të krijonim asgjë me topin në këmbët tona. Ekipi nuk është duke punuar, unë jam i pari që merr përgjegjësinë për këtë. Duhet të gjej zgjidhjen më të mirë për këtë skuadër”.
“Ishte një nga performancat tona më të këqija, dukej sikur skuadra që humbi në Verona dhe barazoi me Beneventon. Nuk mund të luajmë kështu dhe unë jam përgjegjës. Në mendjen time ka shumë shqetësime dhe zhgënjim. Nuk mund të pranoj një paraqitje të tillë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/