Telegrafi

Gattuso: Lazio e meritoi kualifikimin, duhet ta kthejmë formën

Gennaro Gattuso e pranon se Lazio e ka merituar të kualifikohet dhe tifozët e Milanit merituan më shumë të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë përfundoi 0-0 në Romë dhe pritej që Milani të kalonte tutje, por mysafirët u treguan më të zotët duke fituar me rezultat minimal 10.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga një kundërsulm i shpejt dhe u konkretizua nga Joaquin Correa.

Lexo po ashtu Lazio fiton në San Siro dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

“Ne u mbajtëm mirë në pjesën e parë, por pas pushimit Lazio kishte tre shanse, nuk lëvizëm mjaftueshëm topin”, ka thënë fillimisht Gattuso për Rai Sport.

“Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma, pasi të dielën ka një tjetër lojë të vështirë kundër Torinos”.

Gattuso dhe Inzaghi para ndeshjes (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë pse jemi në këtë formë negative”.

“Lazio meritoi të kualifikohej dhe tifozët tanë meritonin më shumë sonte”, përfundoi italiani. /Telegrafi/