Gennaro Gattuso e pranon se Lazio e ka merituar të kualifikohet dhe tifozët e Milanit merituan më shumë të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë përfundoi 0-0 në Romë dhe pritej që Milani të kalonte tutje, por mysafirët u treguan më të zotët duke fituar me rezultat minimal 10.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga një kundërsulm i shpejt dhe u konkretizua nga Joaquin Correa.
“Ne u mbajtëm mirë në pjesën e parë, por pas pushimit Lazio kishte tre shanse, nuk lëvizëm mjaftueshëm topin”, ka thënë fillimisht Gattuso për Rai Sport.
“Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma, pasi të dielën ka një tjetër lojë të vështirë kundër Torinos”.
“Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë pse jemi në këtë formë negative”.
“Lazio meritoi të kualifikohej dhe tifozët tanë meritonin më shumë sonte”, përfundoi italiani. /Telegrafi/