Ish-mesfushori i njohur i Milanit, Gennaro Gattuso ka arritur ta ngritë skuadrën e Pisas në Serie B.
Por tani ambiciet e klubit janë rritur dhe synojnë të shkaktojnë një befasi më të madhe duke kërkuar ngjitjen në Serie A.
Kështu italiani po mendon të përforcohet dhe emri i parë në listën e tij është ai i Samir Ujkanit.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ishte i huazuar te Latina nga Genoa ku tregoi paraqitje fantastike.
Por Gattuso e kërkon me ngulm huazimin e tij te Pisa për një vit tjetër.
Mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme nëse Genoa do ta lejoi largimin e kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës, i cili ka nevojë sa më shumë për ndeshje të luajtura. /Telegrafi/