Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së madhe që Milani e zhvillon me Juventusin.
Rossonerët janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:30.
Vendasit vijnë në këtë ndeshje me plot mungesa, por trajneri Gattuso beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse luajnë ndaj një ekipi plot kampionë.
“Juventusi është plot me kampionë, i fortë në çdo pjesë të fushës dhe më i miri në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp.
“Ata janë më të mirët në Evropë, së bashku me Barcelonën”.
“Pothuajse duket sikur nuk duhet të djersiten fare dhe me Cristiano Ronaldon kanë shtuar mentalitetin dhe përvojën”.
“Duke thënë gjithçka për këtë, Milani do të luajë me kokën lartë, duke ditur se kanë diçka më shumë se ne, por gjithçka mund të ndodhë në futboll”.
“Nuk duhet të shqetësohemi. Është e vërtetë se shumë lojtarë na mungojnë, por ne do të vendosim formacionin më të mirë që kemi në dispozicion”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/