Telegrafi

Gattuso: Juve një nivel tjetër, Higuain duhet të kërkojë falje

Gennaro Gattuso (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, foli pas ndeshjes 0-2 ndaj Juventusit duke thënë se ishte një humbje e merituar.

Tekniku italian nuk kaloi pa e komentuar edhe reagimin e ashpër të Gonzalo Higuain ndaj gjyqtarit kryesor, duke thënë se ishte i gabuar.

“Kemi humbur ndaj një skuadre që ishte më e mirë se ne”, ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

Gonzalo Higuain momente pasi mori kartonin e kuq (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi bërë aq sa kemi mundur, qëndruam në lojë, por ishin naiv te goli i dytë, por Juve dominoi edhe aq shumë ndaj neve”.

“Kemi luajtur mirë në disa periudha, por Juve është një nivel tjetër dhe duhet ta pranojmë. Ndoshta penalltia do të ndryshonte diçka, por ne nuk vuajtëm ndaj nivelit fizik të tyre dhe qetësisë”.

Lexo po ashtu Ronaldo flet për 'konfrontimin' me Higuainin

“Higuain? Shpresoj që Pipita t’i kërkojë fjale gjyqtarit për sjelljen e tij. Ai duhet të mësojë më shumë se si të kontrollojë vetën. E pash se sa ka preson në shpatullat e tij, ai gjuajti penalltinë ndaj ish-skuadrës, të gjithë ata që kanë luajtur futbollin e din se çfarë emocione ke në situata të tilla”.

“Juventusi nuk është vetëm skuadra më e fortë në Itali, ata janë në nivel me Barcelonën dhe Manchester Cityn”, ka shtuar Gattuso.

Në xhiron tjetër të Serie A kuqezinjtë luajnë me Lazion. /Telegrafi/