Gennaro Gattuso e ka cilësuar si të pafat ekipit e tij pas humbjes 1-0 në udhëtim te Sampdoria.
Kjo ishte hera e parë që nga dhjetori 2017 që Rossonerët kanë humbur dy ndeshje në Serie A, por sipas Gattusos, ekipi i tij pati një paraqitje të mirë edhe pse ishin të pafat.
“Ne ishim shumë të pafat te goli, pastaj bëmë shumë gabime të thjeshta dhe e kishim të pamundur të luanim ashtu siç dëshironim”, ka thënë fillimisht Gattuso për DAZN.
“Megjithatë, kjo ishte një performancë e mirë. Kur Samporia po na shtypte, ne thjesht largonim topin, duke u dhënë atyre kohë për të marrë formë”.
“Ne erdhëm nga një humbje tjetër te Interi, kemi humbur sot në një incident të pafat, por ekipi u përpoq me çdo gjë për tu rikthyer”.
“Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe ne nuk duhet të bëhemi të dobët”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/