Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pranuar se ekipi i tij “e ka fituar një pikë”, pasi beson se Interi meritoi më shumë nga derbi i Madonninës.
Derbi i ri-caktuar që të zhvillohet të mërkurën pasi ishte shtyrë për shkak të vdekjes tragjike të Davide Astorit, u karakterizua me lojë dinamike, por pa gola.
Për teknikun Rossoner rezultati ishte pozitiv, pasi ai beson se Interi meritoi më shumë.
“Ishte një pikë e fituar, ne rrezikuam që të pranonim gol disa herë”.
“Interi meritoi më shumë, ata na bënë të vuajmë. Ne kemi bërë shumë gabime, jam i kënaqur me këtë pikë”.
“Në aspektin e kualitetit është dashur të bëjmë më shumë, kjo është një pikë e madhe sepse ne kemi rrezikuar të humbasim. Ata kanë ndryshuar diçka taktikisth në javët e fundit dhe me këto mekanizma ata mund t’u shkaktojnë probleme të gjithëve”.
“Ajo që ne bëmë më së miri ishte shfyrtëzimi i topit në mesfushë mirë. Bonucci është marrë me Icardin, kështu që ai nuk është marrë aq shumë me ndërtimin e lojës”.
“Ne herë pas here gabonim me pasimin e fundit, por jam i kënaqur që nuk pranuam gol ndaj Interit”, u shpreh Gattuso.
Ai shtoi se derisa të ketë shpresë do të luftojë për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/