Site icon Telegrafi

Gattuso e pranon se Bonucci ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Milani

Bonucci dhe Gattuso (Foto: Getty Images)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e pranon se kapiteni Leonardo Bonucci dëshiron të largohet nga klubi.

Tekniku italian thotë se e ardhmja e mbrojtësit është në duart e tij dhe ata tashmë kanë folur rreth saj.

“Kam folur me Leon dhe duhemi të bëhemi të ndershëm dhe t’i themi gjërat si janë”, ka thënë Gattuso gjatë konferencës për media gjatë turneut miqësor që po e zhvillojnë në SHBA.

Lexo po ashtu Milan

“Leo ka pasur një takim me mua, por unë nuk jam klubi dhe ai duhet të flasë me drejtorët”.

“Deri sa ai është pjesë e zhveshtorës time, unë dua ta shikojë Bonuccin ashtu siç e kam parë në 12 ditë e fundit, një Bonucci profesional. Ai është i pari që del në fushë dhe sillet si një kapiten i madh”.

Gennaro Gattuso dhe Leonardo Bonucci pas finales mes Milanit dhe Juventusit në TIM Cup (Foto: Getty Images)

“Pastaj i mbetet Leos dhe klubit të vendos, por shpresoj që Bonucci të qëndrojë këtu. Ai është lojtar me mentalitet dhe talnet”.

“Kur një lojtar shpreh dëshirën e tij, mendoj se trajneri duhet të bëjë gjithçka ta bind atë të qëndrojë”, ka shtuar Gattuso.

Për 31-vjeçarin kanë shfaqur interesim Manchester Unitedit dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version