Gonzalo Higuain është lënë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e nesërme (e hënë) ndaj Genoa, pasi lëvizja e tij drejt Chelseat duket e afërt.
Ndeshja mes Milanit dhe Genoas do të zhvillohet të hënën nga ora 15:00 në stadiumin Marassi.
Trajneri Gennaro Gattuso deri tani ka thënë se do të vazhdojë të thërras Higuainin për aq kohë sa ai është i fokusuar në lojë dhe trajnime të mira.
Por, kjo nuk do të nuk ndodh më, pasi El Pipita u la në shtëpi për skuadrën që do të udhëtoj drejt Genoas.
Higuain duket se do ta përfundoj karrierën e tij te Milani me tetë gola dhe tri asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka marrë edhe katër kartonë të verdhe dhe një të kuq.
Ai kishte ardhur në huazim për një vit me një kosto prej 18 milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit për 36 milionë euro tjera, por i është kthyer Juventusit, i cili do ta kalojë atë në Chelsea për një marrëveshje tjetër huazimi.
Skuadra e Milanit për ndeshjen ndaj Genoas:
Portierët: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina;
Mbrojtësit: Abate, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Simic, Strinic, Zapata;
Mesfushorët: Bakayoko, Bertolacci, Mauri, Montolivo, Paquetá, Torrasi;
Sulmuesit: Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Suso, Tsadjout
/Telegrafi/
#GenoaMilan squad-list: Suso is back and available for the away game at Marassi
Rientra @suso30oficial: è nei 23 convocati per la trasferta col Genoa pic.twitter.com/KZ2HGWAS2p— AC Milan (@acmilan) January 20, 2019