Gennaro Gattuso këmbëngul se Milani kishte performancën më të mirë të vitit 2019 dhe nuk humbi sepse Juventusi bëri mirë, por për shkak të gabimeve të tyre.
Rossonerët kishin më të mirë pjesën e parë dhe morën epërsi me anë të Krzysztof Piatek, por një penallti e Paulo Dybala dhe një gol tjëtër nga Moise Kean bënë që Juventusi të fitojë në fund 2-1.
“Kjo ishte paraqitja jonë më e mirë e vitit 2019, kemi humbur këtë në 18-20 minuta të fundit jo sepse Juventusi bëri mirë, por për shkak të gabimeve tona”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.
“Këto gjëra mund të ndodhin kur luani llojin e futbollit që ne bëjmë”.
“Edhe në sezonin e kaluar, ne kemi pasur një performancë të shkëlqyeshme në stadiumin e Juventusit, por ishim naiv”.
“Juventusi ndryshoi pas 20 minutash, u përpoq të krijonte më shumë gjerësi, pastaj u zhvendos në 4-4-2. Taktikisht dhe teknikisht, kemi pasur një lojë të mrekullueshme”.
Në fund Gattuso shmangi kritikat në drejtim të gjyqtarëve, ku sipas tij ata bëjnë punën e tyre dhe nuk beson se gabojnë qëllimisht. /Telegrafi/