Site icon Telegrafi

Gattuso aryseton barazimin me Bolognan: Ata luajtën me dhjetë lojtarë në mbrojtje

Gennaro Gattuso mendonte se Milan ishte “steril, i parashikueshëm dhe nuk arritën të kalojnë mbrojtjen e Bolognas.

Kjo e fundit arriti ta ndaloi skuadrën e famshme italiane duke luajtur pa gola në Stadio Dall’Ara.

“Nëse ne shikojmë prapa, Interi fitoi këtu me një qasje të ngjashme, romakët humbën, kështu që bëmë gjithçka mirë përveç shënimit të golit”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

“Në aspektin e cilësisë patëm një performancë mediokre. Ata luajtën me dhjetë lojtarë në mbrojtje. Këto janë karakteristikat e lojtarëve në dispozicionin tonë”, tha trajneri.

Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie janë pezulluar për ndeshjen e së shtunës me Fiorentinën.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Bologna 0-0 Milan, Zapata lojtar i ndeshjes

“kemi duke humbur dy lojtarë të rëndësishëm, por ne kemi shumë opsione në stol”, shtoi italiani.

Ndryshe, Milan pas këtij barazimi zë pozitën e katërt me 27 pikë, 19 më pak se lideri, Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version