Lautaro Martinez ka siguruar të gjithë se është i gatshëm që të luftojë për Topin e Artë pasi fitoi Scudetton me Interin dhe Copa Americën me Argjentinën, që të dyja si top golashënues.
“Duke marrë parasysh sezonin që kisha, e meritoj të jem këtu ku jam”, ka thënë fillimisht Martinez.
“Unë kam punuar fortë dhe kam vuajtur shumë gjatë këtyre viteve. Ky është viti i dytë radhazi që unë do të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe mendoj se jam i gatshëm që të konkurrojë për të”.
Serie A u injorua kur u bë zyrtare lista prej 30 futbollistëve të nominuar nga France Football para ceremonisë e cila do të mbahet më datë 28 tetor në Paris.
Lautaro dhe bashkëlojtari i tij Hakan Calhanoglu si dhe Ademola Lookman ishin të vetmit përfaqësues të Serie A, pasi Artem Dovbyk iu bashkua Romës pas shpërthimit në La Liga, ndërsa Mike Maignan i Milanit është nominuar për çmimine Yacine për portierë.
Nga të gjithë këta lojtarë, argjentinasi ka një arsye të fortë për të shpresuar për një rezultat të mirë, pasi ai ka fituar Serie A si top golashënuesi më i mirë, gjithashtu edhe Copa American si golashënuesi më i mirë.
27-vjeçari shënoi 24 gola në 33 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke qenë njëri prej lojtarëve kryesor të zikaltërve drejt këtij suksesi.
Ai gjithashtu e gjeti rrugën e rrjetës në pesë raste për Argjentinën në Copa America, duek përfshirë golin në kohë shtesë ndaj Kolumbisë në finale.
Favoritët kryesor për të fituar Topin e Artë mbeten dyshja e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, ndërsa pas tyre renditet mesfushori spanjoll Rodri./Telegrafi/