Telegrafi

Gati skena për artistin Ermal Meta në “Arenën Kombëtare”, kryebashkiaku Veliaj i jep targën e Tiranës me iniciale në shenjë mirënjohje

Këngëtari i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, do të mbajë sot (e premte) një koncerti gjigant në Tiranë.

Ai do të performojë live në Stadiumin “Air Albania”, ku pritet të argëtojë me mijëra qytetarë me muzikën e tij.

Ermali tashmë ka zbarkuar në kryeqytetin shqiptar dhe me të arritur atje është mirëpritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo po ashtu Ermal Meta do të mbajë koncert gjigant këtë të premte në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë

Ky i fundit ka vizituar nga afër punimet për skenën gjigante që është ngritur në atë që njihet si “Arena Kombëtare”, teksa me ç’rast ka vizituar edhe artistin shqiptar fitues të “Sanremos”.

Veliaj i ka dhënë në shenjë mirënjohje këngëtarit nga Fieri një tabelë ikonike të Tiranës, me inicialet e E.M në të – një të tilla ia kishte dhuruar edhe Dua Lipës pak muaj më parë.

“Jemi këtu me Ermal Metën dhe gati për një festë të madhe nesër në Tiranë”, shkroi Erion Veliaj në një fotografi të publikuar në Instagram me Ermalin një ditë para koncertit.

Ndërkohë edhe vet Ermali ndau me ndjekësit e tij në Instagram një video nga provat që po zhvillohen në “Arenën Kombëtare”, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Tirana unë jam gati, po ju?”. /Telegrafi/