Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në turin e bashkëbisedimeve me shqiptarët e Diasporës.
Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë ditën e djeshme pamjet e sallës ku do të zhvillohet takimi.
“Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndëkraq sot, kryeministri shqiptar ka shkruar “Mirëmengjes, dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”
Ky është takimi radhës me diasporën pas atyre të zhvilluar në Greqi dhe Itali. Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. /Telegrafi/