Pep Guardiola mund të thuhet se është njëri ndër trajnerët që ka shpenzuar më së shumti në histori të futbollit në transferimin e lojtarëve, në mos i pari.
Trajneri spanjoll për tri edicione te Manchester City, ka arritur të shpenzojë mbi 400 milionë euro vetëm në transferimin e mbrojtësve.
Por, Guardiola deri më tani ka dështuar në të shumtën e rasteve dhe në këtë verë po ashtu dëshiron të shpenzojë në fazën defanzive.
Sipas The Athletic, spanjolli ka në dispozicion 400 milionë euro për t’i realizuar shënjestrat e kësaj vere.
Citizens duan të transferojnë Nathan Aken, Ferran Torresin, David Alaban dhe Kalidou Koulibalyn, që janë në krye të listës së Guardiolës, e këtu nuk përjashtohet as sulmuesi Lautaro Martinez.
Manchester City i shpëtojë dënimit nga UEFA fal ankesës në CAS (Gjykata e Arbitrazhit në Futboll), pasi mund të ishte ndëshkuar për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane. /Telegrafi/