Juventusi po bënë ndryshime të mëdha për sezonin e ri me ardhjen e trajnerit Thiago Motta.
Shumë largime kanë ndodhur nga Zonja e Vjetër, derisa edhe numri i futbollistëve të ardhur është i madh.
Zonja e Vjetër synon të ketë një tjetër fytyrë dhe synimi është të rikthejnë titullin e kampionit në Torino, me trajnerin Thiago Motta që ka një stil tjetër.
Moise Kean dhe Matias Soule janë larguar, derisa në rrugë për largim janë edhe sulmuesit e tjerë si Federico Chiesa dhe Arkadiusz Milik.
Bardhezinjtë janë duke tentuar me çdo kusht të nënshkruajnë me talentin e madh gjerman Maximilian Beier, i cili vitin e kaluar shkëlqeu në Bundesliga.
21-vjeçari në 33 ndeshje zyrtare realizoi 16 gola dhe asistoi në tre të tjerë duke qenë ndër sulmuesit kryesor në elitën e futbollit gjerman.
Mediat gjermane dhe ato italiane kanë raportuar se drejtuesit e Juventusit tanimë janë në negociata të avancuara me ata të Hoffenheim për t’i siguruar shërbimet e Beier.
Gjiganti italian ka gati ofertën prej 30 milionë eurove, derisa duket se po e fiton garën me Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin gjerman. /Telegrafi/