Site icon Telegrafi

Gati një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ende s’ka aktakuzë

Pas një muaji bëhet një vit kur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit u vra një polic e që më pas pati konfrontim me armë zjarri në mes Policisë së Kosovës dhe një grupi terroristësh të komunitetit serb në krye me Milan Radojciq. 

Sot një muaj bëhen një vit kur në një zonë të thellë të veriut, në fshatin Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës u përball me një sulm terrorist.

Për pasoj, vdiq rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe më pas pati konfrontim disa orësh në mes njësive speciale të Policisë e një grupi terroristësh.

Kush ishte në krye u pa në pamje e nuk u la hapësira për mohim.

Tash, çështje diskutimi për këtë situatë është ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale që nuk ka ndodhur akoma.

E kur do të ndodhë ose planifikohet të ndodhë, ky institucion nuk i ka kthyer përgjigje Tv Dukagjinit.

Ndërkohë, presioni për t’u bërë një gjë e tillë vazhdimisht vërehet nga krerët e Qeverisë.

Por, sipas avokatit, Meshari Selimaj ligjërisht Prokuroria është në kohë për këtë proces.

Madje ai e thekson kompleksitetin që e ka rasti i Banjskës.

“Zhvillimi i hetimeve në një çështje penale, cilado qoftë ajo e lere më për këtë rast i cili është mjaftë rast i ndjeshëm, nuk është çështje e fontanave të dëshirave për tu kryer një proces sa më shpejt se duhet, për shkak se duhet patur parasysh faktin që kemi të bëjë më një çështje shumë të ndjeshme që ka nevojë për shumë hetim, ka nevojë për mbledhje të provave si personale ashtu edhe materiale”, ka thënë Meshar Selimaj – avokat.

Javën e kaluar Policia e Kosovës, pikërisht në Banjskë konfiskoi armë e mjete tjera ushtarake që sipas tyre kanë të bëjë me sulmin e 24 shtatorit.

E në rast të ngritjes së aktakuzës paraprakisht, këto prova do të ishin të pavlefshme.

“Në momentin që ngritët një aktakuzë e provat të cilat kanë pasur mundësi të i shqyrtojnë dhe nuk i kanë shqyrtu, nuk munden me u përfshi mirëpo nuk ka asnjë pengesë ligjore nëse pas ngritjës së aktakuzës vijnë prova shtesë ku dëshmohet involvimi i personave të tjerë që të fillojnë hetimet për personat tjerë”, ka thënë Kadri Osaj – avokat.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ishte ai që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë dhe aktualisht besohet se gjendet në Serbi, ndonëse Kosova ka kohë që e ka shpallur në kërkim.

Së fundmi, Serbia u konfirmua se i kërkoi Kosovës provat për këtë rast, në mënyrë që të mundësohet ndjekja penale e grupit në Serbi por autoritetet kosovare refuzuan një gjë të tillë, me arsyetimin se shkel ligjin por edhe sovranitetin e vendit./TV Dukagjini/

Exit mobile version