Spanja vërtet ka imponuar lojën e saj në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër.
Shqipëria pësoi me rezultat 2-0 nga Spanja në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Shqipëria luftoi shumë në pjesën e parë duke mos lënë Spanjën të krijojë, derisa golat erdhën në pjesën e dytë.
Megjithatë, jo vetëm shiu ndali Shqipërinë dhe gabimi i Berishës.
Spanja dominoi totalisht ndeshjen duke poseduar topin në 71 për qind të kohës së gjithë takimit.
Megjithatë, statistika më tronditëse është te pasimet.
Spanja realizoi afro një mijë pasime (940), që është një shifër monstruoze, me 876 pasime që ishin të sakta, pra mbi 90 për qind të pasimeve të kombëtares spanjolle ishin të saktë, shkruan Telegrafi.
Shqipëria nga ana tjetër kishte vetëm 250 pasime, katër herë më pak se Spanja.
Më shqetësues është fakti i goditjeve. Spanja realizoi 13 goditje, kurse Shqipëria vetëm një goditje, që edhe një herë vulos dominimin spanjoll.
Një ndeshje kjo që duhet harruar sa më shpejt nga Shqipëria dhe të fokusohet te Izraeli. /Telegrafi/