Telegrafi

Gati kaloi në konfrontim fizik – vjen ‘zarf i zi’ në Big Brother pas sherrit të Rikes dhe Eglës

Egla Ceno dhe Rike Roçi janë përfshirë në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania 3.

Situata mes tyre eskaloi saqë Rike e mori një qumësht dhe e gjuajti atë, teksa po qëndronte në oborr me konkurrentët e tjerë.

Kjo duket se nisi pasi aktorja ia kishte përmendur familjarët nga jashtë modeles shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato madje ofenduan njëra-tjetrën me fjalë të ndryshme, ndonëse ndërhynë edhe të tjerët.

Lexo po ashtu Eskalon situata në Big Brother VIP Albania, gati përleshje fizike mes Eglës dhe Rikes pasi kjo e fundit e lagu me qumësht

Pas kësaj ngjarje, një ‘zarf i zi’ ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Julia ka qenë ajo që solli zarfin, së cilës i kishin thënë që mos ta hapte deri në spektakël.

Rike më pas u shqetësua nga kjo dhe filloi që të qante duke u ndjerë keq për veprimin. /Telegrafi/