Egla Ceno dhe Rike Roçi janë përfshirë në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania 3.
Situata mes tyre eskaloi saqë Rike e mori një qumësht dhe e gjuajti atë, teksa po qëndronte në oborr me konkurrentët e tjerë.
Kjo duket se nisi pasi aktorja ia kishte përmendur familjarët nga jashtë modeles shqiptare.
Ato madje ofenduan njëra-tjetrën me fjalë të ndryshme, ndonëse ndërhynë edhe të tjerët.
Pas kësaj ngjarje, një ‘zarf i zi’ ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Julia ka qenë ajo që solli zarfin, së cilës i kishin thënë që mos ta hapte deri në spektakël.
Rike më pas u shqetësua nga kjo dhe filloi që të qante duke u ndjerë keq për veprimin. /Telegrafi/