Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se gjatë ditës së shtunë do të ketë punime teknike në rrugën ‘Rexhep Mala’ ku do të bëhet realizimi i kyçjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues Fi-450 mm.
Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhagjereve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit.
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga KRU “Prishtina” me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka, njofton ujësjellësi. /Telegrafi/